
Përvjetori i Lindjes së Skënderbeut
Sot është përvjetori i lindjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Skënderbeu lindi më 6 maj të vitit 1405 dhe vdiq më 17 janar të vitit 1468. Është Heroi Kombëtar dhe figura më e shquar në historinë e shqiptarëve. Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit, princit të Arbërisë së Veriut dhe i princeshës Vojsava. Gjergji ishte fëmija i fundit mes 4 djemve Stanishin, Reposhin dhe Konstandinin si dhe 5 vajzave Mara, Jella, Angjelina, Vllajka dhe Mamica që kishin Gjon dhe Vojsava Kastrioti. Në moshë të vogël Gjergj Kastrioti bashkë me 3 vëllezërit e tij u mor peng nga Sulltan Murati I II si ndëshkim për luftën që i shpalli babaii tyre Gjon Kastrioti. Gjergj u nvndos në Edrene dhe më pas në oboprrin e sulltanit.



